Të paktën 860 gazetarë janë arrestuar, ndaluar apo ekzekutuar nga regjimi irianian gjatë viteve 1979-2009, njoftoi organizata “Reporterë pa kufij” (RSF).
”Kjo dosje e pabotuar më parë, e përpiluar falë informatorëve, detajon arrestimet, ndalimet apo edhe ekzekutimet nga autoritetet iraniane gjatë 30 viteve të fundit”, saktësoi gjatë një konference shtypi RSF-ja, në prani edhe të Shirin Ebadit, fituese e çmmit Nobel për Paqen në vitin 2003.
“Statusi i të burgosurve nuk është i qartë. Gazetarët nuk janë pothuajse fare në këto dosje, një mënyrë kjo që regjimi iranian përdori për të treguar se asnjë person që shprehte opinion nuk është dënuar”, nënvizoi organizata duke denoncuar mashtrimin e autoriteteve iraniane.
Përmes kërkimeve të plota që ”Repoterët pa kufij” kanë ndërmarrë, janë zbuluar se 860 gazetarë janë arrestuar.
Të paktën katër prej tyre janë ekzekutuar, Ali Asgar Amirani, Said Soltanpour, Rahman Hatefi-Monfared edhe Simon Farzami.
/a.rada