Me tone të ashpra ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, replikoi me opozitën sot në Kuvend.
Spiropali iu drejtua kryedemokratit Basha duke e cilësuar atë një ‘pupac’ që sipas saj vuri anëtarë të Kryesisë Endri Hasën, deputeti që qëlloi me vezë kryeministrin.
Spiropali dënoi më tej edhe atë që po bën opozita, që sipas saj po abuzojnë me një të mitur.
“Në senacën e parë u ngrit kryetari i opozitës dhe i quajti kukulla ministret se janë gra. Dhe kush një pupac i vendosur në atë pozicion nga ky njeri që del e flet këtu me gjuhën e tij të shthurur. Një pupac që po merr në dorë opozitën shqiptare.
Një njeri që anëtarë kryesie të PD bëri atë të vezës, këtë kokë vezën këtu që goditi me vezë e bëri anëtarë të Kryesisë. Nuk na intereson, por na intereson gjendja e opozitës shqiptare. E paimagjinueshme komisoni që drejtohet nga kjo zonja, flitet për një të mitur. Unë nuk denjoj të them asnjë fjalë.
Ejani merrni letrat dhe nxirrini këtu. Por që të përdorni një vajzë të mitur si mjetev politike për të goditur kundërshtarin është turp për ju. Unë fola me familjarët dhe janë të gatshëm të dalin publikisht nëse nuk do kishin hallin e madh që u ka rënë mbi supe”, tha Spiropali.
/a.rada