Këto janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme:
LUANI
Sot çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri dhe do gjeni gjithmonë fjalët e duhura për të dalë nga ndonjë situatë delikate. Ju të dashuruarit do jeni te përkëdhelurit e yjeve dhe emocionet do jenë të shumta.
Çdo sekondë do jetë emocionuese në maksimum. Në mbrëmje nuk do mungojnë as surprizat nga të dyja palët. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta kërkoni me ngulm dashurinë dhe kurrsesi nuk duhet të bëni sakrifica.
Më mirë lërjani çdo gjë kohës. Në punë duhet të përgatiteni edhe për kundërshtim të ideve nga shefat, megjithatë nuk duhet të dorëzoheni menjëherë. Në planin financiar do jeni të vendosur të gjeni zgjidhjet për problemet që keni pasur.
SHIGJETARI
Falë Diellit dhe Plutonit sot do arrini të bëni diferencën mes gjërave të kota dhe atyre që kanë rëndësi me të vërtetë.
Nëse jeni në një lidhje do e afroni edhe më shumë pas vetes partnerit sepse do e kuptoni që nuk bëni dot as një minutë pa të. Mes jush do ketë edhe momente romantike e sensualë që do e bëjnë zemrën të rrahë shumë fort. Ju beqarët do e keni paksa të vështirë t’i shprehni ndjenjat dhe as sot nuk do arrini të filloni lidhje.
Në punë nuk do jeni shumë të motivuar, por nuk do dorëzoheni asnjë moment. Financat do kenë disa përmirësime të vogla.
/b.d