Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e nisi fjalën e saj në Kuvend me akuza për Policinë e Shtetit dhe ministrit e Brendshmë Sandër Lleshaj.
Sipas Kryemadhit, policia fshehu rastin e përdhunimit në Kavajë, teksa akuzoi kryeministrin Rama, por në fund u ndal tek ministrat. Në qendër të akuzave të saj ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pikërisht pas shkarkimit të katër zyrtarëve një ditë më parë për abuzim me tendera, nga radhët e LSI-së, siç u publikua në media.
Kryemadhi u shpreh se ministren e Drejtësisë e Etilda Gjonaj, ka kushurirën e bashkëshoritit të saj, Ilir Meta, prandaj nuk e ka sulmuar.
Ajo tha se ishte e papranueshme që ajo kërcënonte gjyqtarë e prokurorë për arrestimin e zyrtarëve në ministrinë e Drejtësisë. Kryemadhi shtoi ndër të tjera se zonja Gjonaj duhet të kujtonte “bëmat” e të shoqit.