Kryetari i PD-së Lulzim Basha dha ultimiantumin e fundit qeverisë që ti thërrasë zërin e arsyes për të gjetur një zgjidhje politike përpara se populli të revoltohet më shumë.
Sipas Bashës, kur populli të marrë në dorë fatet e tij, atëherë do të spastroi sallën e Kuvendit nga institucionet nga krimi dhe oligarkia.
“Sot është rasti i parafundit për ti bërë thirrje ndërgjegjës socialistëve të ndershme të detyrojnë kukullat e krimit dhe oligarkisë që kanë mbushur këtë sallë dhe bangok e qeverisë ti thërrasin zërit të arsyes dhe ti hapin rrugë një zgjidhje politike përpara sesa populli të vendosë të marrë në dorë fatet e tij dhe të spastrojë këtë sallë dhe institucionet nga krimi dhe oligarkia që i kanë kapur për fyti.”