Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon shtyrjen e afateve për deputetin demokrat, Ervin Salianji, i akuzuar për “kallzim të rremë” lidhur me dosjen e pagëzuar si “Babalja”.
Ndërkohë vetë deputeti kërkon mbylljen e çështjes pasi sipas tij nuk ka shkak për kërkesën e Prokurorisë për shtyrjen e afatit të hetimeve.
Seanca gjyqësore do të zhvillohet sot në 13:00.
Salianji së bashku me Albert Veliun dhe Jetmir Olldashin, akuzohen nga prokuroria se kanë manipuluar videon midis Veliut i njohur si Babale dhe vëllait të Ministrit të Brendshëm, Agron (Geron) Xhafaj.
Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, deputeti demokrat ka shërbyer si “ndërmjetës” për video-përgjimin, për të cilën mazhoranca thotë se është e inskenuar.
Sipas Prokurorisë, nga përgjimet ka rezultuar se deputeti Salianji do të jepte 200 mijë euro për videon.