Trupi, që u gjend në rrënojat e avionit ku udhëtonte Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson, është nxjerrë nga rrënojat.
Air Accidents Investigation Branch (AAIB) nuk zbuloi identitetin e trupit. Sala ishte nisur nga Nantes i Francës perëndimore më 21 janar për të bërë debutimin e tij për ekipin e Premier League në Cardiff City, kur aeroplani u zhduk për Kanalin Anglez.
Rrënojat e avionit u gjetën të dielën pas një kërkimi nënujor të financuar privatisht. Dy jastëkë u zbuluan në bregdetin francez që mendohet si i përkisnin avionit.
Trupi ishte i dukshëm brenda rrënojave të mjetit fluturues që u gjetën në breg të detit pranë Guernsey.
Trupi u nxjerr me sukses, por përpjekjet për të rimarrë rrënojat e aeroplanit ishin të pasuksesshme, tha AAIB në një deklaratë të mërkurën. Operacioni është ndërprerë për shkak të kushteve të këqija të motit.