Darka e së dielës ndërmjet Kryeministrit Edi Rama dhe liderëve politikë të Kosovës tërhoqi vëmendjen e opinionit publik, në një kohë që çështja e korrigjimit të kufijve të Kosovës është një ndër temat më të “nxehta”.
Por disa detaje nga kjo darkë i ka treguar, zv/Kryeministri i Kosovës Fatmir Limaj. Në një intervistë për mediat kosovare, Limaj ka zbuluar se personi që u ka bërë foton ka qenë Endrit Thaçi, djali i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
“Në atë karrige ulej Endriti. Ai e ka bërë edhe foton që është bërë publike”, ka thënë Limaj.
Kryetari i Nismës ka folur edhe për shtëpinë e Thaçit. Ai ka thënë se ambienti në shtëpinë e presidentit ishte e mirë.
“Shtëpia ishte e mirë. Ambienti i mirë dhe kaluam shumë bukur” tha Limaj