Historiani Pëllumb Xhufi, i fruar në Ora News, ka folur për situaten aktuale ne Kosovë, si dhe për marrëveshjen e saj më Serbinë për korrigjimin e kufijve.
Xhufi e konsideron Mitrovicën e veriut si vatër të problemeve jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë, teksa ka dekklaruar se është dakord që ajo të jepet ne kembim te Preshevës.
Deklarata e Xhufit
“Të mos harrojmë që kemi një pjesë të trevave shqiptare që ndodhen në lindje. Presheva, Medvegja, Bujanovci, trendi është shumë shqetësues ka një zbrazje të popullsisë nga kushtet që krijojnë serbët, me presione ushtarake, administrative dhe policore.
Tendenca është për tu zbrazur këto zona, unë gjykoj se kur bëhet fjalë për shkëmbim territoresh, ose korrektim si e tha presidenti, shpresoj shume qe kjo zone të përfshihet në kufirin e Kosovës, nëse shkon çështja deri ne levizje te tilla, se po flasim ate qe thuhet ne nje diskrecion qe leshojne vete qeveritaret e Kosoves.
Duhet të jemi realist në kufirin verior, keqardhje qe ajo qe trupat e UCK nuk arriten te hidheshin se u futen francezet, por rezistuan popullsia serbe dhe ne 20 vjet ka ndodhur aty ka ndodhur një spastrim etnik i vertete.
Mitrovica sot është një vatër e agresivitetit serb, e nacionalizmit serb e organizatave te krimit, trafikut. Mitrovica e Veriut është pjese e mire e popullsise serbe qe eshte vene aty. Probleme kemi edhe ne qe andej, edhe krimet, edhe mielli qe themi ne i kafsheve, lidhjet e dyshimta mes bizneseve. Une e shoh si koncentrat problemesh jo vetëm për Kosovën, por per Shqiperine, por edhe për Serbinë.
Unë duke gjykuar nga ato qe jane folur, e shoh, nese do te kete nje nderrim te tille do isha, qe te lihej Mitrivica e Veriut dhe të merrej Presheva, dhe krahinat e tjera“, tha Pëllumb Xhufi, duke thene se me kete do te zgjidhej edhe nje problem i madh i Zajednices.