Rasti I fundit ishte sot, ku I thirrur në debat në komisionin e arsimit ministri Lleshaj i duhej të përballej me një gjuhë dhe tone aspak miqësore. Këtë të fundit do e hiqnin zvarrë nga zyra e tij. Ka qënë reagimi i ministrit “Do flas me ty kur të mbarosh universitetin”, deklarata që nxiti deputetet të cilat duhet të jenë model për rininë të ashpërsonin gjithnjë e më shumë gjuhën. Kejdi Mehmetaj shkoi deri aty sa i përmendi ministrit edhe fëmijët duke i thënë se ai nuk kishte të tillë, ndonëse Lleshaj ka.
Pjesë nga debati:
Kejdi Mehmetaj: Fjalë që policët tuaj me urdhrin tuaj u kanë thënë studentëve i meritoni një nga një, ashtu sic ata studentë kanë reaguar. Do ju heqin ju zvarrë nga zyra juaj. Dhe këtu po flisni me një deputet me arsimin tim nuk keni punë
Sandër Lleshaj: Deputete zvarritëse, do na zvarrisësh ne ti ë…Do flas me ty kur të mbarosh universitetin.
Kejdi Mehmetaj: Ju po flisni me një deputete. Me arsimin tim nuk keni punë ju. Ju duhet ti përgjigjeni këtij ligji. Është detyra juaj dhe mbani përgjegjësi ligjore në burg nesër. Rregulli është për ju.
këtu, nuk është për ne. Ktheji përgjigje aty. Nuk intimidioni dot njeri ju, jo. Do ta shohim edhe background-in tuaj si e keni, çfarë e keni por më parë ktheni përgjigje për këtë.”
Sandër Lleshaj: A mund të vendosim një rregull. Nuk fyej asnjeri por as nuk lejoj të më fyejë njeri.
Kejdi Mehmetaj: “Zoti Ministër ndryshe nga ju unë kam marrë dy mandate nga qytetarët, ndërsa ju keni marrë vetëm urdhrat e një njeriu të çmendur që qeveris këtë vend dhe po ju merr të gjithëve mbrapa. Përpara se ti drejtoheni deputetëve mbani mend mirë se këtu nuk na keni sjellë ju, dhe nuk ju përgjigjemi ne se çfarë përfaqësojmë apo çfarë backround-i kemi por ju ne. Ndaj flisni me pergjegjesinë tuaj për atë sjellje atje se është një turp i madh që Policia e Shtetit dhunon, ofendon, diskriminon fëmijët e shqiptarëve sepse mesa duket ju nuk keni fëmijë, se po të kishin realisht do përdornit tjetër gjuhë sot.
Sandër LLeshaj: Unë i kam fëmijët ndryshe nga ti.
Më pas ishte Kërpaçi ajo që duket se përfitoi nga situata që ndonëse nuk ishte fyerje, deputetja tentoi ta jepte si të tillë mesazhin.
Ndërhyrja e Kërpaçit:
Floida Kërpaci: Është e turpshme kjo që ndodh që një zgjatim i qeverisë vjen këtu dhe tenton të kërcënojë dhe ofendojë hapur deputetë të reja. Këtë ofendim e bën ndaj nesh imagjinoni cfarë bën ndaj qytetarëve të thjeshtë. Kjo që po ndodh sot është një ofendim që i bëhet ndaj nesh përfaqësojnë kërcënimet që bëhen ndaj të rinjve.
/a.meta