Policia e Durrësit ka arrestuar sot tre persona të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kanosur me dhunë shtetasin E.K. duke i marrë një sasi lekësh dhe një celular. Sipas një njoftim për mediat mësohet se “nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, janë arrestuar në flagrancë shtetasit A.U., A.P. dhe A.G”.
NJOFTIMI I PLOTË
Policia reagon në kohë dhe arreston në flagrancë tre persona për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”.
Nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, janë arrestuar në flagrancë shtetasit A.U., A.P. dhe A.G.
Këta shtetas dyshohet se rreth orës 17.00 të datës 05.02.2019, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë shtrënguar dhe kanosur me dhunë shtetasin E.K., dhe më pas i kanë marrë një shumë parash dhe një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”.
/a.meta