Pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë vendosur t’i japin fund bojkotit duke iu kthyer auditoreve. Lajmi është bërë i ditur nga dekani i këtij fakulteti, Edmond Rapti, ku në një prononcim për mediet tha se që nga dita e nesërme rikthehet normaliteti në fakultetin e Shkencave Sociale. “Asambleja e këtij Fakulteti vendosi ndërprerjen e grevës 3 ditore nga ana e pegadogëve. Nga nesër pedagogët nuk janë në grevë, janë në proces mësimi”, deklaroi Rapti./a.meta