Ky është vërtet një muaj i bekuar për VIP-at tanë ku të shumtë janë ata që festojnë ditëlindjen. Vetëm para dy ditësh familja Gjebrea ka festuar ditëlindjen e Anilës, bashkëshortes së moderatorit Ardit Gjebrea.
Përmes një darke familjare me miq dhe të afërm e, gjithashtu, me atmosferë nga muzikantë të njohur si Jualiana Pasha, Venera Lumani, Pirro Çako, Lind Islami etj është festuar një ditë e rëndësishme për familjen Gjebrea.
Një urim mjaft prekës për Anilën ka ardhur nga djali i saj Joni, për të cilën ajo është shpirti i familjes. “Edhe 100 vite të tjera, o shpirti i familjes…”,-përfundon Joni në rrjete sociale. Ndërkohë Arditi përmes një foto ku shfaqet Anila së bashku me vajzën e tyre Anna shkruan: “Gëzuar ditëlindjen fati im,”-përfundon moderatori i njohur. Në këtë darkë speciale ka kënduar edhe Gjebrea vargjet e njohura të shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agollit, “Kur të jesh mërzitur shumë”.