Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me publikimin e historisë së Drijonës, studentes ekselente të fakultetit të Drejtësisë.
Drijona tregon se nuk ka aspiruar asnjëherë të ishte pjesë e administratës publike derisa sa aplikoi online me qëllimin që të përfitonte një përvojë një vjaçare.
‘Në përfundim të kësaj përvoje kualifikuese pata mundësi që të aplikoj për pranim në shërbimin civil dhe tashmë jap pjesë e administratës publike si nënpunëse civile. Përzgjedhja ka qenë krejtësisht transparente’, shprehet Drijona.
‘Mirëmëngjes, dhe me Drijonën, studenten ekselente që falë Paktit për Universitetin, sot i është bashkuar administratës publike, si edhe me vendosmërinë për të bërë edhe më shumë, teksa qentë lehin më fort, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan kryeministri Rama bashkëngjitur videos.