Cristiano Ronaldo mbush sot 34 vjeç dhe urimet në adresë të tij janë të shumta, por një ndër të cilët pritej me padurim ishte dedikimi që do t’i bënte e dashura e tij Georgina Rodriguez.
Por modelja ka zgjedhur një video, ku CR7 nuk shfaqet si yll i fushave të blerta por si baba i përkushtuar duke luajtur futboll në shtëpi. Bashkangjitur me postimin bukuroshja ka shkruar:
“Urime dashuria ime! Faleminderit që na bënë të lumtur çdo ditë. Të duam pafund”.