Dalja e Anglisë nga Bashkimi Europian është kthyer në një objekt përplasjesh mes liderëve me të rëndësishmë në Europë.
Lidhur me marrëveshjen e Brexit, kryeministrja britanike, Theresa May do të takohet të enjten me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në Bruksel si dhe presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk në përpjekje për të shpëtuar këtë marrëveshje.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Komisionit dhe të Doëning Street.
‘’Ndërsa qëndrimi i Komisionit është i qartë, ne mbetemi në pritje se çfarë ka për të na thënë kryeministrja’’, deklaroi zëdhënësi i Komisionit, Margaritis Schinas gjatë konferencës së përditshme për shtyp.
Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier do të jetë i pranishëm në takimin me Juncker, sqaron Brukseli.
Nga ana e tij, zëdhënësi i May në një prononcim të shkurtër për mediat u shpreh se kryeministrja britanike do të informonte presidentin e Komisionit Europian për diskutimet që po mbahen në Britaninë e Madhe dhe të shihet mundësia sesi mund të ecet përpara