Banorët e zonës së Astirit, të cilëve u preken banesta nga projekti i “Unazës së Madhe” kanë vijuar edhe sot protestën në ditën e 95.
I pranishëm në mbështetje të protestuesve ishte deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili u shpreh se ky projekt nuk është i qytetareve, por projekt për përfitimin e kryeministrit Edi Rama. Ai tha se qytetarët do ta fitojnë këtë kauzë me hir apo me pahir.
“Ky nuk është projekt i Unazës, por është projekt i familjes Rama. Vetëm familja e Ramës përfton nga ky projekt dhe nuk përfiton asnjë qytetar. Kryebandit dhe kryehajduti i kësaj afere është Edi Rama. Ju keni 95 ditë që rrini këtu duke thyer çdo rekord të protestave.
Këtu është bërë një krim dhe kjo do të ishte luftë për drejtësi.
Ne nuk kemi drejtësi, por ca spiunë të shtetit. Kemi një kryeprokurore kukull. Sepse s’kemi drejtësi detyrohen këta qytetarë të dalin këtu. Të jeni të sigurt që ju do ta fitoni këtë kauzë me hir apo me pahir”- tha Balliu.