Presidenti Ilir Meta ndodhet në një vizitë shtetërore në SHBA. Përmes Facebook, kreu i shtetit shkruan se në Komitetin e Mbrojtjes ka diskutuar për sfidat e Europës Juglindore.
“I nderuar të flas sot në Komitetin e Mbrojtjes të Senatit amerikan për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet Europa Juglindore, si edhe për luftën kundër sjelljes malinje të Rusisë në rajon.
Një mundësi e madhe për të forcuar partneritetin dhe për të diskutuar për situatën gjeopolitike në rajonin e Europës Juglindore” – shkruan Ilir Meta teksa poston edhe foton e mësipërme.
/a.rada