Një e dashur xheloze e ka bërë partnerin e saj të veshë një triko, ku të stampuar kishte një foto të sajën. Holly Cockerill i bleu të dashurit të saj një triko, e cila mesa duket ishte një shaka për ditëlindje, në mënyrë që ta mbante larg syve të vajzave.
Kështu, Karl Hennan supozohej të vishte një bluze të bardhë, në të cilën ishte printuar fotoja e të dashurës së tij bashkë me një shkrim “kërcënues”. Bashkë me foton, shkruhej:
“Nëse je duke lexuar këtë, kjo do të thotë që je duke e parë mashkullin tim për një kohë të gjatë. Dhe, kështu do isha duke të të shikuar unë, nëse do të isha aty. Çkemi, unë jam Holly, e DASHURA e tij.” Gjithsesi, Holly ka shpjeguar se ideja e trikos ishte thjesht një shaka, dhe nuk e kishe seriozisht. Ajo i ndau fotot në Twitter dhe prej atëherë ka marrë shumë reagime.
/a.meta