A kishin realisht ndërmend t’i vinin flakën Francës, vetëm për disa cent më shumë? Më shumë se 8 javë pas fillimit, revolta e “Jelekëve të Verdhë”, duket ende e vështirë të kuptohet. Për ekstremistët e të gjitha kampeve, të cilët shkaktuan më gëzim zjarret, dukej si fillimi shumë i pritur i revolucionit të madh, por kjo gjë nuk u materializua.
Të tjerët, donin ta shihnin atë si rebelimin e të mjerëve të botës, përveç faktit që ata që po ngriheshin, nuk ishin më të varfërit. Por të gjithëve u mungon një pjese thelbësore e enigmës:frika e madhe e të pasurit gjithnjë e më pak. Është një frikë që mund të gjurmohet në të gjitha vendet e zhvilluara, dhe që padyshim shpjegon, në pjesën më të madhe, rritjen e tij që quhet shpesh populizëm.
Dhe në Francë, kjo frikë është akute, edhe më e madhe se kudo tjetër. Ju duhet të ktheheni pas në kohë, për të kuptuar se çfarë është në rrezik. Shekulli XX, ishte shekulli i “gjithnjë e më shumë”. Standardi i jetesës u rrit më shpejt në atë shekull, se kurrë më parë në histori.
Klasa e mesme u shfaq në Amerikë dhe në Evropë, duke u bërë grupimi dominues në shoqëri. Burrat dhe gratë në këtë grup, ishin të bindur se nesër do të ishte më mirë se sot, se fëmijët e tyre do ta kishin më mirë se ata. Dhe ky ishte realiteti përgjatë gjysmës së dytë të shekullit.
Por dy ndryshime të mëdha e prishën situatën. Së pari, shterimi i fitimeve të produktivitetit që nxiti të ardhura më të larta. Së dyti, ardhja e teknologjive të informacionit që favorizon vendet e punës me kualifikim të lartë (ata që dinë të shfrytëzojnë mundësitë e teknologjisë digjitale) dhe punët me aftësi kualifikimi të ulëta, mbi ato të mesme.
Ky është polarizimi i punës, i përforcuar nga konkurrenca më e fortë ndërkombëtare. Në të gjitha vendet e zhvilluara, vendet e punës me të ardhura të mesme po zhduken, në favor të vendeve të punës me të ardhura të ulëta, ose me të ardhura të larta.
Pikërisht këtu nis të shfaqet frika. Klasat e mesme, kanë tashmë frikë nga e ardhmja. Sidomos gratë dhe burrat më pak të trajnuar, të cilët kishin arritur njëfarë niveli rehatie. Ata kanë frikë për gjendjen e tyre, madje edhe më shumë për fëmijët e tyre. Perspektivat e tyre, horizonti i tyre po zhduket. Askush nuk dëshiron të humbasë.
Në Shtetet e Bashkuara, rasti tipik është ai i punëtorit industrial që e humbet punën e tij. Ai gjen një punë të re në sektorin e shërbimeve, por është më i pasigurt, më pak i paguar, dhe mbi të gjitha, me një mbrojtje sociale më të dobët. Ai është i inatosur në të gjithë botën, dhe ka votuar Trumpin.
Situata në Francë është e ndryshme. Punët mbrohen më mirë nga ligjet (por kjo nuk e ka penguar industrinë të kryejë shkurtime masive). Niveli i pagave ruhet, dhe evoluon në varësi të marrëveshjeve kolektive. Një punonjës që gjen një punë të re pasi është përjashtuar nga skema e mbrojtjes aktuale sociale, edhe nëse mund të ketë boshllëqe në mbulimin social.
Problemi nuk qëndron në sektorin privat. Kompanitë ishin në të vërtetë të kursyera kryesisht nga lëvizja e protestës së “Jelekëve të verdhë”, e cila i ka vënë rrallë në shënjestër ato. Pra, prej nga burojnë ankesat ëpr “gjithnjë e më pak”? Kryesisht nga sektori publik.
Në fillim të vitit 2019, shembulli më i mirë është pa dyshim ai i pensioneve. Zyrtarisht, ekspertët thonë në zhargonin e tyre se “trajektorja është e qëndrueshme”, pas shumë reformave të kryera ndërmjet viteve 1993-dhe 2010. Përveçse nëse kontributet do të rriten – sërish – dhe pensionet do të ulen – sërish! Kjo do të thotë më pak para për punëtorët, të cilët paguajnë në sistemin e pensioneve, dhe më pak fuqi blerëse për pensionistët, pasi pensionet e tyre do të rriten me një normë më të ulët se sa çmimet në përgjithësi – për të mos përmendur faktin se ata tashmë kishin për të paguar tatime shtesë vitin e kaluar.
“Gjithnjë e më pak”, shkon përtej kësaj. Dhjetëra miliona francezë janë të prekur. Një ekip hulumtuesish nga Observatori Ekonomik Francez (OFCE), ka treguar se masat sociale dhe fiskale të miratuara midis vitive 2008-2016 kanë shkurtuar të ardhurat e disponueshme për familjet me 14 miliardë euro, ose 1.4 për qind.
Kjo është padyshim e dhimbshme. Askujt nuk i pëlqen të humbasë. Ekonomistët e sjelljeve, e kanë shqyrtuar këtë neveri universale ndaj humbjes (madje është vërejtur edhe tek kafshët). Në thelb, efekti i një humbjeje, është dy herë më i madh se efekti i një fitimi. Me fjalë të tjera, fatkeqësia e humbjes së një kartmonedhe 100 euroshe, është e një rëndësie të njëjtë me lumturinë e gjetjes së 2 të tillave.
Por ka gjasa që neveria ndaj humbjes të jetë edhe më e forte, për familjet që e shohin veten në buzë të greminës, ato që mezi ia dalin ta mbërrijnë fundin e muaji, dhe janë aq të shumta në mesin e “Jelekëve të verdhë”. Për ta, zvogëlimi i një takse ose rritja e një përfitimi social merret si një “puthje jetike”, por shpejt e harruar.
Nga ana tjetër, rritja e një takse ose ulja e ndihmës së vetme, përjetohet si një agresion i patolerueshëm, edhe nëse është, në vetvete minimale. Rritja e taksave mbi naftën në fillim të 2018 ishte 9 cent për litër (rreth 10 euro në muaj për dikë që jeton 50 kilometra larg nga vendi i punës).
Ulja e APL (përfitimit të personalizuar të strehimit) në vitin 2017 ishte vetëm 5 euro në muaj.
Në një vend ku financat publike janë masive dhe të pakontrolluara, qeveria, dhe më shumë Ministria e Financave, ka tundimin e përhershëm të rrisë taksat dhe të zvogëlojë përfitimet, çka është diçka më e lehtë se sa reformat.
Ndërkohë, teknokratët në ministritë e tjera kanë një talent të vërtetë për të shpikur vazhdimisht norma të reja, secila e justifikuar në të drejtën e tyre, por shtimi i të cilëve është i padurueshëm për modestët (ndryshimet e fundit për të bërë inspektimet e automjeteve më të shtrenjta dhe kërkuese, janë një shembull i përsosur). Frika nga të pasurit gjithnjë e më pak, nuk do të zhduket shpejt. /Les Echos – Bota.al/