Me dëshirën për tu ikur nga vendi, shqiptarët vjedhin identitetin e shtetasve të huaj, duke u maskuar herë si Grekë, Malazezë dhe herë si Bullgarë, ku në një rast një person që interesohej të largohej në SHBA, ka kryer dhe operacuione plastike me qëllim që të kishte ngjashmëri me një Bullgar,të dhënat e të cilit do i përdorte në pasaportë. Shumë shqiptarë kanë krijuar dhe shpikur çdo lloj mënyre pa llogarituar asnjë kosto financiare apo përgjegjësie ligjore, vetëm e vetëm për t’u larguar nga vendi.
Personat që interesohen të ikin nga vendi janë të gatshëm të paguajnë shumë të konsiderueshme financiare që variojnë nga 10 deri në 30 mijë dollarë me shpresën se do shkojnë në SHBA,Angli apo vende të tjera ku ata ëndërojnë.Në një dokument që zotëron “Shqiptarja.com” thuhet se shqiptarët marin identitete të personave të huaj, madje bëjnë dhe ndërhyrje kirurgjikale estetike për të ndryshuar tiparet e tyre.Në një rast,një shqiptar i quajtur Izmir Aleti që interesohej të largohej nga Shqipëria në drejtim të SHBA,ka shkuar në Bullgari për të bërë një ndërhyrje estetike me qëllim që të ngjante si bullgar.
Ndërhyrje estetike për t’u bërë si Bullgar
Ja çfarë thuhet në dokumentin e prokurorisë së Krimeve të Rënda që “Shqiptarja.com” disponon:“Më datën 8 dhjetor 2017 personi nën hetim Tanush Prenga me porosi të shtetasit nën hetim Luan Qyrku me linjën ajrore Blu Panorama-Milano, ka udhëtuar nga Rinasi në drejtim të Republikës Domenikane në Punta Cana, ku është takuar me shtetasin nën hetim Ivanin dhe Aurel Lazrin dhe Aurel Gjinaj, ku i ka dorëzuar Ivanit një shumë prej 10 mijë euro për të realizuar lëvizjen e dy djemve drejt SHBA. Ai ishte kthyer më datën 30 dhjetor 2017 me linjën ajrore “Adria Mynyh”.Ka rezultuar se Luan Qyrku nëpërmjet një shtetasi të quajtur Gëzim nga Shkodra, ka gjetur një person tjetër të quajtur Izmer Aleti, i cili është interesuar për të emigruar më ,mënyrë të paligjshme në drejtim të Kanadasë. Ky i fundit do të udhëtojë me një shtetas Bullgar dhe që është i ngjashëm me shtetasin shqiptar Izmir Aleti.
Në përpjekje për të realizuar këtë udhëtim Luan Qyrku i shoqëruar nga Izmiri,dhe Gëzimi udhëtojnë me automjetin me targë shqiptare nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës, duke shkuar në Bullgari.Pikërisht në këtë shtet Izmiri është dërguar në një qëndër estetike me qëllim ti rregullonin pamjen e jashtme me qëllim për të qënë sa më i ngjashëm me personin Bullgar që do i merej pasaporta”. Në mars të vitit 2018 policia shqiptare arrestoi 53 persona ndërkohë ç’montoi 7 grupe kriminale që mereshin me këtë trafik klandestinësh, ku përllogaritej se këto grupe kriminale kishin çuar në SHBA, Francë, Angli,Danimarkë me vende të tjera gati 1 mijë persona.Në këtë skemë trafiku klandestinësh janë përfshirë dhe efektivë të policisë kufitare.
“Rruga e gabuar”,jakush janë të arrestuarit
Jo më larg se katër ditësh me vendim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, policia arrestoi rreth 31 persona ku 18 prej tyre ishin efektivë të policisë së shtetit që shërbejnë pranë pikave kufitare të vendit.Klandestinë nga lindja e mesme, shtetas kinez dhe shtetas shqiptarë që pajiseshin me pasaporta amerikane false janë hetuar për afro 3 vite deri në finalzimimit e operacionit “Rruga e Gabuar”.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se disa nga shqiptarët e trafikuar me dokumente flase janë ndaluar në aeroportin e Xhamajkës dhe disa në Kanada, ndërsa nisja e tyre bëhej nëpërmjet Podgoricës për të mos u identifikuar në Rinas.Emrat e personave të përfshirë në këtë grup kriminal janë Dritan Gramozi, Arjan Shehu, Simor Këri, Rezart Hoxha, Dashamir Seferi, Leonard Markaj, Astrit Ziguri, Edmond Omeri, Kostaq Gjoka, Arben Dangëlli, Petrit Beqiraj, Edison Shehu, Zamira Xhafaj, Bedri Meta, Aleksia Kamaj.Pjesë e këtij grupi janë edhe Gjergji Mëzuraj, Shuaip Shero, Afrim Emini, Ermal Mema, Avni Lezaj, Ilia Margo, Sefer Çelo, Jangaq Gramozi, Mentor Mici, Dashnor Tafani, Francesk Meta, Enver Muka, Besnik Hoxha, Çajup Tefa, Vejsel Gjolleshi, Marlen Shoshaj, Vangjel Gramozi, Idi Mita, Mehmet Cani, Erlis Shehu, Elmas Bilbili.
Veç këtyre personave Policia e Shtetit mundi të sekuestrojë dhe dy laboratore të falsifikimit të dokumenteve, një sasi para cash dhe dokumente të falsifikuara. Ky grup kriminal veç trafikimit të klandestinëve kishte në veprimtarin e tij dhe zgjidhjen e problemeve për shqiptarët e depërtuar nga zona “Schengen”.Prokurori Vladimir Mara i ka kërkuar gjykatës caktimin e arrestit me burg për 31 nga shtetasit e ndaluar ndërsa ditën e martë gjyqtarja Irena Gjoka do të nisë vlerësimin e këtyre masave. Ndërsa më herët operacionet për trafikun e klandestinëve drejt Amerikës, Kanadasë dhe vendeve të BE-së kanë çuar në pranga mbi 100 persona nën operacionin e koduar “One if by land”.
Personat e implikuar
Dritan Gramozi
Arjan Shehu
Simor Këri
Rezart Hoxha
Dashamir Seferi
Leonard Markaj
Astrit Ziguri
Edmond Omeri
Kostaq Gjoka
Arben Dangëlli
Petrit Beqiraj
Edison Shehu
Zamira Xhafaj
Bedri Meta
Aleksia Kamaj
/a.meta