I ftuar në emisionin ‘A Show’ kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se studentët shqiptarë i kanë kërkesat e qarta dhe ka shprehur solidaritetin e tij në takimin që ka zhvilluar me ta.
Kurti u shpreh se vendi ka nevojë për një pranverë shqiptare anembanë kufijve, pasi kemi armikun e brendshëm që është korrupsioni dhe kemi armikun e jashtëm që është Serbia.
Kam përshtypjen se me sa pashë sot paradite, në takimin me studentët pati jo vetëm një dashamirësi të madhe ndaj tyre, por u folën edhe për gjëra të rëndësishme.
Padyshim ata më ftuan mua. Ishin në grevë, zakonisht në politikë korridoreve dëgjohen pëshpërimat për emërime të drejtoreve dhe ministrave. Këta kishin bërë tubim në korridor dhe u ndjeva mirë sepse flisnim hapur në një vend që mbahej greva.
Ti je shumë i lidhur me grevat dhe me protestat, madje edhe kur ato janë të ashpra. Çfarë konstatove tek studentët që takove? Tu dukën ata siç i akuzojnë të paqartë dhe konfuzë në një dilemë ta vazhdojnë apo të mos e vazhdojnë të tingëllojnë si ishullorë apo jo. Çfarë ndjesie more?
Ata i kanë kërkesat e qarta dhe shpreha solidaritetin tim. Mendoj se duhet të ketë arsim publik falas në të gjitha nivelet. Arsimi nuk është luks, por është nevojë themelore për qytetarët.
Është e vërtetë se ti aty ke shprehur një logjikë tënden që mjaft se duhet ta mbyllim marrëdhënien me kryeministrin e Shqipërisë dhe presidentin e Kosovës apo ishte një keqkuptim nga ana e medias prezente.
Unë thashë se kemi nevojë për një pranverë shqiptare anembanë kufijve, pasi kemi armikun e brendshëm që është korrupsioni dhe kemi armikun e jashtëm që është Serbia. Posaçërisht theksova se politikanët duhet të vijnë nga shtresa e mesme. Mendoj se nuk ka demokraci nëse politika është bërë biznesi më i suksesshëm. (BW)