Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim pune me të Ngarkuarën për Punë a.i., të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Leyla Moses-Ones. Përmes një statusi në rrjetet sociale, minstrja Spiropali shprehet se theksi i këtij takimi të veçantë u vendos tek rëndësia që ka vendosja e një dialogu konstruktiv mes opozitës dhe mazhorancës, si standard për thellim të reformave integruese.
Stausi i plotë
Një takim tejet i veçantë, me të Ngarkuarën për Punë a.i. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones, e cila theksoi rëndësinë që ka vendosja e një dialogu konstruktiv mes opozitës dhe mazhorancës, si standard për thellim të reformave integruese, si dhe garantoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara kundrejt çdo sfide me të cilën mund të përballet Shqipëria.
/a.meta