Trupi i pajetë i një personi është gjetur sot në bordin e avionit që mbante futbollistin Emiliano Sala.
Ekspertët nuk kanë mundur ende të bëjnë identifikimin e viktimës, ndërsa kufoma u gjet në thellësi të Kanalit të Anglisë, shkruan JavaNews.al
Lajmi raportohet nga Departamenti Britanik i Transportit, i cili nuk ka dhënë detaje të mëtejshme. Për momentin nuk është e qartë nëse trupi i përket futbollistit apo David Ibboston, pilotit të avionit.
Trupi u pikas gjatë inspektimit me mjetin e kontrolluar në largësi, ROV, që është dërguar në fund të kanalit për kërkime. Menjëherë pas zbulimit mësohet se janë njoftuar edhe familjet e të zhdukurve.
Imazhet e kapura nga ROV tregojnë anën e majtë tëavionit me numrin serial N264DB.
/javanews/a.rada