Një vajzë 13-vjeçare shqiptare është zhdukur pa lënë gjurmë në Angli. Lajmin e ka bërë të ditur mamaja e minorenes e cila e ka denoncuar zhdukjen e vajzës së saj në polici.
Sipas mediave angleze, vajza e cila ka humbur kontaktet me familjen e saj është identifikuar si Megi Bukaci. Mësohet se për herë të fundit vajza është parë në zonën e Hertfordshire.
Sipas hetimeve, kamerat e sigurisë kane filmuar gruan me dy fëmijët e tjerë të saj që ishin drejtuar për në stacionin e policisë pasi vajza e saj Megi Bukaci u zhduk në Hertfordshire.
Vajza e zhdukur eshte gati 1.5 metër të gjatë, me flokë të gjata ngjyrë kafe dhe sy ngjure kaf. Ne kohen qe u zhduk ajo kishte veshur xhinse me ngjyre të errët, xhaketë ngjyrë blu e errët, shall gri dhe mbante vathe.