Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Lezhës, teksa i ka ftuar dhe në protestën e 16 shkrurtit që do të zhvillohet në Tiranë.
Sipas Bashës, i gjithë populli duhe të protestojëe pasi Edi Rama nuk është kryeministri i vendit sepse ka vjedhur votat.
Kryedemokrati u shpreh mes tjerash se PD-ja ka një plan të mirëfilltë për të rritur ekonominë dhe të mbështesë biznesin e vogël.
“Askush se paguan naftën më shtrenjtë se shqiptarët, Kudo që kam qenë ka dëgjuar se xhirot kanë rënë. Kjo është gjendja kudo dhe kjo po çon në mbylljen e bizneseve të vogla. Kjo është e papranueshme në tërësi. Kjo do të thotë se ekonomia është në krizë totale. Unë iu garantoj që ne si parti kemi një ndihmë, një plan për biznesin e vogël. Ju jeni pjesë e një zinxhiri të ekonomisë, i cili do të garantojë më shumë mirëqenie. Energjia që premtoi se do ta ulte, ajo sot është rritur me 100 %.
Edi Rama është kapur në flagrancë duke vjedhur votat e shqiptarëve. E ka kapur Zëri i Amerikës. Të vini me 16 shkurt në Tiranë dhe t’i thoni se ai nuk është kryeministri juaj, por hajduti i votave”, tha mes tjerash Basha.
Ai akuzoi kryeministrin Rama se vijon të tallet me qytetarët duke u shtuar se ai vijon t’i nxjerrë “gjuhën popullit”.
“Del në Parlament dhe tregon gjuhën. Juve ua nxjerrë gjuhën. Këta hanë e pinë si derra. Nuk ka shpjegim tjetër kur vjen dhe sillet si majmun. Merr edhe produkte të shtrenjta”, shtoi ai.
Ai tha se Edi Rama është ulur në karrigen e kryeministrisë me ndihmën e Vangjush Dakos dhe Niçes dhe disa të fortëve të tjerë si Bajrat në Shkodër dhe Ndokajt në Lezhë.
“Rama nuk është kryeministër, por atje e kanë çuar Gjushi dhe Nicja. E kanë çuar Bajrët e Shkodrës dhe Ndokajt në Lezhë”, shtoi Basha.