Reperi i famshëm 21 Savage është arrestuar nga zyrtarë të emigracionit në SHBA, pasi rezulton se është shtetas i Britanisë së Madhe dhe jo nga Atlanta siç pretendonte dhe ka hyrë ilegalisht në SHBA kur ishte minoren.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Shayaa Bin Abraham-Joseph, ishte 12 vjeç kur erdhi në SHBA në korrik të vitit 2005 dhe nuk arriti të largohej kur viza e tij skadoi një vit më vonë, thanë zyrtarët.
Një zëdhënës i Imigracionit dhe Doganës (ICE) tha se ai po mbahej për procedurat e largimit.
Më herët gjatë intervistave, 21 Savage tregonte se kishte kaluar fëmijërinë në Atlanta.
Për revistën “Fader” në vitin 2016, ai tregonte se për herë të parë kishyte parë një armë në moshën 8 vjeç, edhe pse artikulli nuk specifikonte se ku ndodhi ky incident.
Ai gjithashtu është cituar në intervistë duke thënë se ishte përjashtuar nga shkolla në Atlanta, rreth 12 ose 13 vjeç, pasi mbante armë zjarri në klasë.
Një gazetar i CNN citoi një zëdhënës të ICE të thoshte: “I gjithë personi i tij publik është i rremë”.
Raporte të tjera citonin ICE të thoshte se reperi po mbahet në shtetin e Georgias si i paligjshëm në SHBA dhe kontigjent kriminal. Ai u dënua për akuza të drogës në vitin 2014.
Zyrtarët po prisnin vendimin e një gjyqtari përpara se të vendosnin se si të vazhdonin, tha një zëdhënës.