Është një referendum “arma e fshehtë” e Presidentit Emmanuel Macron për t’i dhënë fund protestave të xhaketave të verdha në vend.Kjo u njoftua nga Le Journal du Dimanche, duke cituar “konfidencën” e bashkëpunëtorëve të ngushtë të kreut të shtetit. Data e konsultimit, më 26 maj, të dielën e njëjtë me atë të zgjedhjeve evropiane, me një seri pyetjesh mbi çështjet që lidhen me kundërshtimet, do të ishin vendosur tashmë.
Autoritetet franceze kanë marrë masa për të evituar dhunën e shfaqur në protestat e javëve të shkuara, kur protestuesit janë përleshur me policinë në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera. Javën e kaluar, rreth 27 mijë protestues dolën në rrugë, ndërsa dy javë më parë shifra ishte 84 mijë.Lëvizja e “jelekverdhëve” nisi si një kundërshtim ndaj rritjes së çmimit të naftës, por mori shumë shpejt përmasa të mëdha, me protestuesit që kërkojnë madje edhe largimin e presidentit.
Lëvizja e jelekverdhëve në Francë ka përzgjedhur 10 kandidatë për zgjedhjet evropiane të majit, por thotë se synon ta zgjerojë listën me 79 emra.Lëvizja e jelekverdhëve, nisi si pasojë e zemërimit për rritjen e çmimit të karburantit në vend, por u zgjerua brenda pak javësh.
Gjatë protestave, Parisi ka parë edhe përleshjet më të rënda nëpër rrugë që nga 1968. Lëvizja e jelekverdhëve është përqafuar nga një varg i gjerë personash, disa prej të cilëve refuzojnë çdo lidhje me kastën aktuale politike në Francë dhe në BE, përcjell GSH.
Në përgjithësi ata e shohin presidentin Emmanuel Macron si një simbol të elitës tradicionale franceze, larg vështirësive të popullit të thjeshtë që stërmundohet të paguajë faturat, taksat, që paguhet pak ose është i papunë. (b.an)