Një gjë të tillë nuk e kishim dëgjuar më parë, por ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në kushtet kur prej disa ditësh temperaturat kanë regjistruar vlera ektreme nën zero, policia u ka kërkuar kriminelëve që të mos kryejnë vepra penale.
“Ju lutem mos kryeni krime gjatë ditëve të ardhshme”. Kjo ka qenë kërkesa e pazakontë e policisë së Warrensburg, drejtuar kriminelëve.
Policia bëri deklaratën në një postim në Facebook. Zona e Misurit është goditur nga i ftohti arktik.
Temperaturat arrijnë nën zero gradë, ndaj policia u kërkoi njerëzve që të shmangin kryerjen e krimeve.
“Po ju kërkojmë një favor, të paktën për ditët e ardhshme. A mund ta mbani kriminalitetin në minimum? Është me të vërtetë ftohtë jashtë, kështu që bëjini vetes dhe neve një favor duke qëndruar brenda. Jini të mirë më njëri-tjetrin”, shkruhet në postim në Facebook.
/a.rada