Një fëmijë njëvjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasi familjarët e harruan mbyllur në makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sidney, Australi ndërkohë që temperaturat jashtë shkonin deri në 35 gradë Celsius. Sipas raportimeve të mediave vendase, fëmija ishte lënë i lidhur në ndenjësen e tij, brenda makinës.
Nuk dihet ende se për sa kohë qëndroi i vogli brenda makinës, por në momentin që u thirrën shërbimet emergjencës ishte shumë vonë për të. Nuk dihet ende kush e kishte lënë vogëlushin në makinë, pasi e ëma e kishte lënë në kujdesin e familjarëve.
Pasi mori vesh lajmin, nëna e djalit të vogël është dëgjuar duke bërtitur mes rrugës “ fëmija im”, ndërsa gjyshja e të voglit u përcoll me ambulancë pasi kishte kaluar në shok. Policia po heton më tej për rrethanat e ngjarjes. /a.meta