Pas një operacioni të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë janë arrestuar sot 32 persona, të cilët falsifikonin dokumente dhe kalonin ilegalisht qytetarët drej SHBA-së dhe Kanadasë.
Drejtori i Policisë së Shtetit, ka njoftuar se sot janë arrestuar 32 shtetas, të cilët trafikonin qenie njerëzore.
“Kemi finalizuar me sukses operacioni “Rruga e gabuar”, janë arrestuar 32 shtetas shqiptar mes tyre dhe një punonjës policie dhe janë shpallur në kërkim 6 të tjerë”, tha Veliu.
Grupi përbëhej nga 38 persona, ndërsa 6 prej tyre vijon ë të jenë ende në arrati së bashku me kokën e grupit i identifikuar me iniciale G.B. Arrestimet janë kryer në Shqipëri dhe në disa vende të tjera. Destinacioni i klandestinëve ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja. Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e të tjerëve të përfshirë në veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe trafikut të klandestinëve përtej oqeanit.
/a.meta