Vihen nën sekuestro prona të tjera të biznesmenit shkodran 44-vjeçar, Bardhok Pllanaj, i etiketuar ndryshe si “Kumbari” i Shkodrës.
Mësohet se Pllanajt i janë sekuestruar dy makina dhe një sipërfaqe e madhe toke, të cilat dyshohet se janë përfituar nëpërmjet falsifikimit dhe korrupsionit.
Kujtojmë se në muajin dhjetor të vitit të kaluar, biznesmenit iu sekuestrua edhe një apartament 10-katësh në lagjen “Rus” me vlerë 2 milionë euro i cili dyshohet se është ndërtuar me burime financimi të paligjshme, ndërsa ndërtimi ishte pa leje.
Pllanaj u arrestua më 3 dhjetor i akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”, për tu liruar pak ditë më cvonë për shkak të problem,eve në zemër,
Por 44-vjeçari, nuk është një emër i panjohur në botën e kronikës. Katër vite më parë, ai u fsheh në makinën e ish-deputetit Mark Frrroku, gjatë kohës që rezultonte në kërkim. Më konkretisht ai ishte shpallur në kërkim pas “Operacionit të Vilunit”, i dyshuar për trafik droge.
Ai arriti të shpëtojë nga prangat gjatë natës mes datës 1 dhe 2 tetor të vitit 2014, duke fshehur në makinën e deputetit Mark Frroku.
Në momentin që policia organizoi një postbllok në zonën e Kamzës, nuk e ndaloi dot pasi makina e deputetit Marku, i kishte dyert të bllokuara nga brenda.
Më tej hapi dritaren deputeti Frroku, duke i thënë se “Automjeti mund të kontrollohet vetëm me vendim të parlamentit pasi unë jam deputet, automjeti është në pronësinë time”. Pas debatit të policisë për kontroll dhe kundërshtisë së Frrokut, më në fund uniformat blu e kanë lënë të lirë mjetin të lëvizë.
/a.rada