Hekuri është një mineral i rëndësishëm për shëndetin e organizmit tonë. Luan një rol thelbësor për sintezën e hemoglobinës dhe në funksionimin e qelizave.
Mungesa e tij është shkak për aneminë, por edhe për probleme të tjera. Por mungesa e hekurit, mund të luftohet me një regjim ushqimor, ku ky mineral është i pranishëm,
Mes këtyre ushqimeve kryeson mishi i kuq, megjithëse e dimë se me të nuk duhet abuzuar, për shkak të rrezikut që sjell konsumi i shpeshtë, për sëmundjet tumorale.
Si kompensim mund të konsumoni bishtajoret, të cilat kanë përmbajtje të madhe hekuri, si thjerrëzat, fasulet, spinaqin, brokolin, rukolën, arrat, farat e kungullit, luleshtrydhet, tërshëra, panxhari, majdanozi, rrushi i thatë, hurmat e thata dhe bananet.
Si kompensim vlen edhe vitamina C, e cila nuk duhet të mungojë, shkruan noa.al.
Edhe vitamina B12 dhe acidi folik, mund të jenë të domosdoshme për prodhimin e rruazave të kuqe, kështu që rekomandohet mëlçia dhe mishi. Ndërsa acidi folik gjendet te peshku, jeshillëqe, fasulet dhe bizelet.
/a.r