Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me studentët në konviktet e Mjekësisë, i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja Ogerta Manastirliu.
‘Ne jemi këtu për tju dhënë mundësinë të na shani edhe live përvecse në Whatsapp’, tha Rama.
Lidhur me kërkesat e studentëve, kryeministri Edi Rama u shpreh se kanë shkuar më shumë tej me plotësimin e tyre.
‘Një nga ato pika ku ne kemi shkuar më tej është fillimi i partneritetit mes ministrive dhe fakulteteve sipas fushave. Do të thotë që ministria e Shëndetësisë do të ndejkë universitetet e Mjekësisë si një partnere duke vënë në dispozicion burime financiare që kanë të bëjnë me aspekte të ndryshme.
Çdo ministri sipas fushave specifike me universitetin përkatës kanë ngritur grupe pune për të bërë gjthë iventarin e nevojave’, tha Rama.
Në një bashkëbisedim me studentët, shefi i qeverisë tha se çdo ministri sipas fushave specifike kanë ngritur grupe pune për të krijuar inventarin e njevojave.
“Pas inventarit do të krijohet projekt-zbatimi” – tha Rama.