Shqiptarët e kanë humbur shpresën dhe qindra mijëra janë gati ta braktisin vendin. Kështu u shpreh sot Lulzim Basha teksa komentoi edhe ‘shfaqjen’ e politikës dje në Kuvend.
Basha tha se sipërmarrja po vuan çdo ditë dhunën e qeverisë dhe gjobat.
“Pas TAP dhe Devollit do të humbasin mijëra vende pune. Sipërmarrja po vuan çdo ditë dhunën fiskale” – tha kreu i PD ndër të tjera.
Ai akuzoi kryeministrin për sjellje vulgare në Kuvend teksa shtoi se Rama është përgjegjës i situatës së rëndë ku të rinjtë e shohin shpresën tek emigracioni.
/a.rada