Në përfundim të takimit me ministren Besa Shahini, grupimi i gjashtë pedagogëve ka dalë me një deklaratë për mediat.
Ka qenë Mark Marku ai që ka folur në emër të asambleve të pedagogëve, duke u shprehur se presin vendimin e ministres deri në darkë. Sipas tij, nëse ende nuk do ketë një vendim nga Shahini pedagogët do të marrin një vendim për t’u ngritur në grevë apo protestë.
“Ne diskutuam për gjendjen në univeristet, i përqendruam kërkesat te takimi i asambleve para ministrit. Gjatë takimit ministri nuk u shpreh për asnjërën nga kërkesave, e çoi diskutimin në mënyrë jopruduktive për kërkesat. Presim deri në darkë deri sa ajo të ketë një përgjigje konkrete.
Ministrja e pamë që nuk po i përgjigjet gjendjes adekuate. Ne do konsumojmë asamblenë se vendimi për grevë do merret nga pedagogët. Do presim deri në darkë, më pas do i drejtohemi trupës akademike për një greve të përgjithshme të pedagogëve.
Deri në momentin e fundit qamë hallet, nuk pranonin të plotësonin kërkesat se nuk ishte e autorizuar.
Nëse kolegët do bien dakord që të zhvillojmë një grevë të përgjithshëm, jo detyrimisht është e njëjta gjë. Patjetër, që ne kemi qenë në mbështetje të protestës që ditën e parë, nuk ka asnjë kufizim për mënyrën si protestojnë. Mjaftojnë të jenë protesta paqësore”, u shpreh Marku.
Kërkesat e pedagogëve
1- Mbështetje për kërkesat e studentëve
2- Kundërshtim për ligjin e arsimit të lartë dhe fillimin e procesit legjislativ për hartimin e ligjit të ri
3- Rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik dhe garantimin real të autonomisë financere
4-Ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese dhe miratimin e statusit te pedagogeve