Pak orë pas sulmeve të Sali Berishës ndaj Hashim Thaçit, kryeministri Rama ka komentuar deklaratat.
Përmes Twitter, Rama shkruan se Berisha e quan Presidentin e Kosovës argat, ndërkohë që vetë numëron një sërë ‘bëmash’.
“Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit.
Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë.
Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK.
Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq.
Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin” – shkruan Rama.
Mbrëmjen e së enjtes presidenti Thaçi e ftoi Berishën në debat për të ballafaquar akuzat e këtij të fundit mbi marrëveshjen me Serbinë.
Por ish-kryeministri u shpreh për mediat se më parë është i gatshëm të bisedojë me Vuçiçin, sesa me kreun e shtetit të Kosovës.
/a.rada