Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla është shprehur se hetimet në lidhje me debatin e ditëve të fundit për vjedhjen e votave në zgjedhjet e fundit lokale është shprehur se i ka ndjekur me kujdes të gjitha çështjet.
Në një kronikë të publikuar në VOA, ku akuzohet kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, për blerje të votave. Përmes një publikimi në Zërin e Amerikës, kreu i Bashkise së Durrësit akuzohet për vjedhje votash.
Nga Real Story me gazetarin Sokol Balla, ai është shpehur se i ka lexuar të gjitha përgjimet dhe thekson se aty nuk ka lidhje me vjedhjen e votave.
Në fjalën e tij analisti Agron Gjekmarkaj është shprehur se hetimi ne lidhje me kete dosje në prokurori po ecën me hapa breshke.Sipas tij do të kishte mbaruar deri më tani hetimi.
“Nuk e di ne bie Rama nga kjo gje, por nuk duhet te quhet kazan Zeri i Amerikes.”
Balla theksoi se është dakord se prokuroria është e ngadaltë në procesin e hetimeve të dosjeve kryesore, por sipas tij tashmë çdo gjë është në dorë të saj dhe pritet verdikti final.
“Prokuroria tju shkojë deri në fund këtyre çështjeve dhe prova që shpresoj të ketë, dhe të zbardhë CD, por në asnjë rast nuk fajësohet me vepër penale Vangjush Dako dhe asnjë tjetër. Merreni kodin penal dhe me gjeni një vepër penale të kryer nga Dako që ka kryer në zgjedhje. Sa kohë që dosja nuk ka shkuar në gjykatë, sa kohë që nga Prokuroria nuk ka një akuzë të ngritur për z.Dako. është bërë publike se Dako nuk është nën hetim. Dako i plotëson të gjithë kriteret për të kandiduar, por nuk është vendim që merret nga une dhe Dako por nga PS..” – tha Balla.
/a.rada