Policia italiane njoftoi sot se ka zbuluar rreth 650 kilogramë kokainë në një kontejner me fara kafeje, një prej kapjeve më të mëdha në dhjetë vitet e fundit.
Droga, e zbuluar në 23 thasë gjatë një kontrolli në portin e Lvornos, në Toskanë, me një vlerë tregu prej 130 milionë eurosh, theksoi policia në një komunikatë.
Kokaina, e zbuluar më 15 janar, gjendej në një kontejner që ishte nisur nga Hondurasi, më pas ishte transferuar në një anije tjetër në Kosta Rika.
“Destinacioni përfundimtar ishte qyteti spanjoll i Barcelonës”, theksuan forcat e policisë.
/a.rada