Zyra e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore e Anglisë është informuar nga zyra franceze se janë gjetur copa të karrigeve të aeroplanit me të cilin po udhëtonte futbollisti Emiliano Sala.
“Në mëngjesin e 28 janarit, ne jemi informuar nga autoritetet franceze të sigurisë se pjesë të ulëseve të aeroplanit janë gjetur në një plazh afër Surainville në gadishullin Cotentin”, thuhet në këtë njoftim të zyrës franceze.
Pas këtij njoftimi, Zyra e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) ka identifikuar një zonë prej shtatë kilometrave e cila pritet të hetohet. Aeroplani në të cilin ishte Sala dhe piloti David Ibbotson është zhdukur nga radari të hënën e kaluar, përgatiti Koha. (b.an)