Një ish-punonjës policie ka mbetur i vrarë mesditën e sotme pranë shkollës “At Zef Pllumi” në Tiranë.
Viktima është identifikuar si Arben Bilali, 54 vjeç, ish- polic. Mësohet se në vendin e ngjarjes ka pasur shkëmbim zjarri mes ish-policit dhe disa personave të tjerë.
Mësohet se autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të ish-efektivit të Policisë së Shtetit janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz”.
Edhe pse është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit, Bilali nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra në bark dhe gjoks.
Edhe në vitin 2010, ish- policit Bilali i është bërë një atentat nga i cili ai ka mbetur i plagosur. Ndërsa në vitin 2008 atij i kanë ekzekutuar vëllain, Leonard Bilali ish-mundës i Dinamos.
Lidhur me ngjarjen, Policia ka ngritur postblloqe dhe po punon për identifikimin e autorëve
a.cupaj