Nënkryetari i PD, Edi Paloka tha pas mbledhjes së Konferencës së kryetareve se nuk është pranuar kërkesa e opozitës për zgjatjen punimeve të komisionit hetimor për çështjen ‘Tahiri’.
“Do ta ribëjmë kërkesën. Komisioni do të ringrihet pavarësisht se përpiqen ta pengojnë”– tha Paloka.
Balla tha se mandati për komisionin mbaroi me 6 dhjetor
“Mandati për komisionin mbaroi me 6 dhjetor. Opozita ishte në gjumë, nuk është faji ynë”, tha Balla
a.cupaj