Parlamenti i Kosovës është mbledhur në seancë plenare, e para për 2019-ën, duke filluar nga ora 10 e mëngjesit.
Seanca pritet të jetë e gjatë për shkak se në rendin e ditës ka gjithsej 30 pika.
Ndër to janë votimi i Projekt-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, votimi i Projekt-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe votimi i Projekt-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës në realizimin e liberalizim të vizave për shtetasit e Kosovës.
Gjithashtu në rend dite të seancës janë edhe disa interpelanca, por edhe votime projektligjesh të rëndësishëm.
a.cupaj