Është kapur në Tepelenë autori i dytë i grabitjes së ndodhur në Memaliaj rreth një javë më parë. Personi i arrestuar është identifikuar si Dali Nela, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me të arrestuarin e djeshëm në Shkodër.
Ditën e djeshme u arrestua 29-vjeçari nga Paskuqani, Ilirjan Korbi. Ai dyshohet si autor i dhunës ndaj Mustafa Mustafait, 70 vjeç dhe bashkëshortes së tij Thëllëze Mustafai, 67 vjeçe. Pasi ushtroi dhunë ndaj dy të moshuarve, ai grabiti edhe një shumë parash prej 50 mijë lekë të reja si dhe një aparat telefoni.
Mustafai ishte kambist dhe në momentin e ngjarjes ndodhej brenda dyqanit të tij. Ai dhe bashkëshortja u goditën me qytën e pistoletës nga Korbi dhe morën plagë të rënda në kokë. Të dy ata përfunduan në spitalin e Gjirokastrës “Omer Nishani” për mjekim./a.meta