Rruga që lidh bashkinë e Maliqit me aksin kryesor që të nxjerr drejt Korçës, e cila kalon mes fshatit Libonik ka qenë prej vitesh një gangrenë. Por duket se më në fund do ketë një lloj frymëmarrje për banorët e zonës.
Bashkia ka nënshkruar një kontratë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për projektin e rivitalizimit urban të bulevardit Maliq – Drithas. Ky bulevard ka një gjatësi 1100 metra dhe do t’i nënshtrohet një transformimi rrënjësor.
“Rivitalizimi i bulevardit do të kushtëzojë gjithë zhvillimin e aktivitetit urban, përmirësimin e gjendjes së rrugëve në nivel lokal dhe një pjesë të mirë të reduktimit të ndikimeve negative të zonës përreth”, thuhet në marrëveshje.
Vlera totale përfundimtare e kontratës (duke përfshirë lotet dhe opsionet): 133,8 milionë lekë pa tvsh ose 160.5 milion lekë me tvsh./a.meta
/a.meta