Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë i ka thënë BBC-së se njerëzit po jetojnë në një “diktaturë” dhe përsëriti thirrjen për zgjedhje të reja.
Juan Guaidó u shpall President i përkohshëm javën e kaluar.
Ndërsa SHBA dhe të tjerët e mbështesin atë, presidenti Nicolás Maduro ka aleatë të mëdhenj, përfshirë edhe Rusinë.
Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm Tarek William Saab ka urdhëruar që z. Guaido të mos lejohet të largohet nga Venezuela dhe ti ngrihen asetet.
Në një deklaratë të martën, zyra e z. Saab tha se incidentet e dhunshme dhe ndërhyrja nga qeveritë e huaja sollën “kryerjen e krimeve të rënda që sulmojnë rendin kushtetues”.
Të paktën 40 persona besohet të kenë vdekur dhe qindra janë arrestuar që nga 21 janari, thotë OKB.
Protestat kanë ardhur në rritje, pasi Z. Maduro mori një mandat të dytë si President këtë muaj.
Ai u zgjodh vitin e kaluar në një votim të diskutueshëm, pasi shumë kandidatë të opozitës u ndaluan të kandidojnë ose u burgosën.
Venezuela po përballet me një krizë masive ekonomike. Hiperinflacioni dhe mungesa e domosdoshme, si ushqime dhe ilaçe, kanë detyruar miliona njerëz të largohen nga vendi.
a.cupaj