Për deputetin socialist Ervin Bushati, raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar për ekonominë shqiptare nuk mund të ishte më optimist edhe po ta kishte shkruar vetë mazhoranca.
I ftuar në Ora News, ai e sheh me vënd shqetësimin e FMN për PPP dhe rritjen e borxhit publik.
Bushati: Dhe sikur ta kishim shkruar ne si mazhorancë raportin e FMN-së nuk mund të ishte me nota më pozitive. Nëse ekonomia, politika dhe jeta do të ecte me “nëse” shumë skenarë do të binin.
Ervin Bushati, thotë se krahas lëvdatave patjetër që FMN do ndajë dhe shqetësime.
Bushati: Raporti në fund të shumë lëvdatave ka edhe shqetësime.Një nga ato është dhe niveli i PPP-ve nëse nuk janë fitimprurëse apo nëse nuk janë të mbajtura nën kontroll bashkë me mundësinë që mund të ketë thatësirë për energjinë.
a.cupaj