Të dhënat konfidenciale të 14 200 personave të infektuar nga virusi HIV, përfshirë shumë shtetas të huaj, u vodhën dhe u publikuan në internet, njoftuan të hënën autoritetet e Singaporit, rasti i dytë i një defekti të rëndë në sigurinë informatike në këtë shtet në pak muaj.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dhënat u publikuan nga një amerikan disa herë i dënuar nga drejtësia, i cili dyshohet t’i ketë siguruar nëpërmjet një shoku të tij, një mjeku nga Singapori, i cili kishte të drejtën e aksesit në regjistrin kombëtar të personave bartës të virusit HIV.
Gjatë një tjetër sulmi informatik në qershor dhe korrik, të dhënat mjekësore të 1,5 milionë shtetasve nga Singapori u vodhën.
/a.rada