Një ceremoni për ndarjen e çmimeve që promovojnë barazinë gjinore në Emiratet e Bashkuara Arabe ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale, kjo pasi te gjitha çmimet janë fituar nga burrat.
Një ceremoni qe promovon barazinë gjinore, por në ceremoni shfaqen vetëm burra, nuk ka sesi te ndodhe ndryshe në një vend arab nënvizojnë mediat ndërkombëtare.
Cmimet për personalitetin më të mirë në mbështetje të barazisë gjinore, për entitetin federal qe përkrah kauzën e grave, dhe Iniciativa me e mire ne mbështetje të grave, të gjitha u fituan nga burrat në një ceremoni të drejtuar nga Sheik Mohammed bin Rashid al-Maktoum dhe udhëheqësi i Dubait.
“Jemi shumë krenarë për suksesin e grave në Emiratet e Bashkuara. Barazia gjinore është bërë një shtyllë kryesore në institucionet tona qeverise” u theksua ne ceremoni.
“Më bind që kjo nuk është satire” ishte komenti në Twitter i një lexuesi, ndërsa një tjetër shprehej se kjo ceremoni duhet te ketë pasur në fokus të saj ironinë.
Mediat ndërkombëtare theksojnë se është therëse të mendosh se Emiratet e Bashkuara Arabe konsiderohen pararoje sa i përket barazisë gjinore në këtë rajon.
a.cupaj