Në mediat pranë opozitës dhe ato që janë mërzitur me Ramën, është publikuar një intervistë për gazetën Shekulli e Zijad Beqiroviç, drejtor i institututit IFIMES me zyrë në Slloveni, i cili theksonte se Edi Rama duhet të hetohet për tenderat e KESH.
Ka bërë përshtypje pikërisht mënyra paksa jo diplomatike e gjuhës së një ish-diplomati, i cili drejton një OJF, siç mjaft ish-ambasadorë pas përfundimit të misioneve të tyre, duke përfituar nga njohja e kanaleve për të përfituar fonde.
IFIMES është një OJF me qendër në Slloveni, që drejtohet nga Zijad Beqiroviç, një ish-diplomat nga Bosnja, i akuzuar nga mediat e Sarajevës për lidhje me qarqet fondamentaliste islamike dhe Bakhtyar Aljaf, një kurd nga Iraku, i cili ka studiuar në Beograd në kohën e Titos dhe që nga viti 1989 jeton në Slloveni.
Kjo OJF nuk eshte se ka një rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare apo ballkanike, edhe pse ka qendër në një kryeqytet me peshë specifike si Lubljana, ku kryhen mjaft diskutime e debate të rëndësishme.
IFIMES është më e njohur në Tiranë sesa në Slloveni, që është vend i Bashkimit Europian.
Kjo OJF njihet për çmimet që jep çdo vit për politikanë përgjithësisht me popullaritet të cënuar.
Kjo mënyrë ka krijuar opinionin se çmimet i jep me pagesë.
Në vitin 2012, IFIMES bëri bujë pasi i dha titullin “Politikani i Vitit” ish-zv-kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta, çmim që i jepej për vitin 2011, kur u publikua videoregjistrimi Meta-Prifti dhe ndodhi demonstrate e 21 janarit, ku u vranë nga Garda e Republikës 4 qytetarë të pafajshëm.
a.cupaj